Kuvendi do të zhvillojë të enjten seancën plenare, me interpelancën me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, si pikën e parë të rendit të ditës.
Seanca vjen pas shtyrjes së mbledhjes së javës së kaluar për shkak të protestave, të cilat janë shoqëruar me përplasje dhe dëmtime të pronës në Tiranë.
Interpelanca është kërkuar më herët nga opozita, por ishte shtyrë me arsyetimin se ministrit të sapoemëruar i nevojitej kohë për t’u njohur me çështjet e ngritura.
Mbetet për t’u parë nëse diskutimi do të përqendrohet te pyetjet fillestare të opozitës apo do të përfshijë edhe zhvillimet e fundit, menaxhimin e protestave dhe pretendimet për dhunë policore ndaj protestuesve.


