Protestat në Tiranë, diplomatët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë takojnë Begajn

20 Oct 2026 • 18:03
Shpërndaje:

Presidenti Bajram Begaj ka pritur pasditen e sotme në Pallatin e Brigadave përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së, Bashkimit Europian dhe Gjermanisë, në një takim ku në fokus mësohet të ketë qenë situata e krijuar nga protestat në Tiranë.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ish-presidentët Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi.

Sipas informacioneve të bëra të ditura, diplomatët kanë shprehur qëndrimet e tyre mbi zhvillimet në kryeqytet dhe kanë kërkuar një zgjidhje politike për rikthimin e normalitetit.

Reklamë Ola

Stabilizimi i situatës mësohet të ketë qenë çështja kryesore e diskutimeve. Nuk janë dhënë hollësi të mëtejshme mbi propozimet apo përfundimet e takimit.