Kurti: Presidenti i ardhshëm duhet të jetë konsensual, të shmangim zgjedhjet e reja

14 Aug 2026 14:03
Shpërndaje:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin se partitë parlamentare duhet të arrijnë një marrëveshje për kandidatin për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Në një prononcim për mediat, Kurti deklaroi se presidenti ose presidentja e ardhshme duhet të jetë një figurë konsensuale, që gëzon mbështetje sa më të gjerë si në Kuvend, ashtu edhe në opinionin publik.

Sipas tij, kandidati duhet të jetë një personalitet me kontribut të dëshmuar në shoqëri, me vlera kombëtare dhe qytetare, si dhe me arritje në profesionin e tij.

Reklamë Ola

“Qëndrimi i LVV-së si fituese e zgjedhjeve është që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual, me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull, të jetë personalitet që ka merita dhe kontribut, vlera kombëtare e qytetare, por gjithashtu edhe i dëshmuar në profesion e shoqëri”, tha Kurti.

Kreu i LVV-së theksoi se arritja e një marrëveshjeje mes forcave politike për kreun e ri të shtetit është e rëndësishme edhe për të shmangur një tjetër proces zgjedhor.

Reklamë InterMedika

“Për këtë dëshirojmë të merremi vesh në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja”, përfundoi Kurti.