Kurti paralajmëron shtërngim të masave në luftën kundër koronavirusit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga sot të gjitha përgjegjësitë për vendimet që lidhen me përballjen e situatës së krijuar nga koronavirusi do të merren nga ministria e Shëndetësisë.
Në një konferencë me gazetarë ai tha se masat parandaluese janë të domosdoshme, meqë vendi po hyn në një periudhë të vështirë të përballjes e pandeminë.
“Vendimet do të merren për komuna të caktuara varësisht nga nevojat që vijnë si rezultat i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. COVID-19 është një armik i padukshëm e i heshtur që edhe vret, prandaj parandalimi është zgjidhja e mjaftueshme por edhe e nevojshme kur sistemi publik shëndetësor nuk është në nivel të kënaqshëm”, tha zoti Kurti.
Të hënën hyn në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve si masë për të penguar zgjerimin e koronavirusit.
Eunews.al