×
Thursday, October 6, 2022

Kukësi dy vite në drejtimin e duhur është kthyer në kantier ndërtimi

December 23, 2020

Bashkia e Kukësit prej dy vitesh ndodhet në drejtimin e duhur nën drejtimin përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Safet Gjici.

Pas ardhjes në pushtet të Safet Gjici, Kukësi për herë të parë ndryshoi tëtësisht filozofinë e qeverisjes vendore, pasi vizioni i Gjicit për të qeverisur me dhe për qytetarët u vu re që në ditët e para të marrjes së mandatit të kryebashkiakut.

Më në fund pas shumë vitesh e marrë peng bashkia e qytetit verior ju kthye qytetarëve të thjeshtë dhe të zakonshëm, të cilët deri në atë kohë nuk dinin agjë lidhur me vendimet që merreshin në emër të tyre.

Që në ditët e para të punë së tij si kryebashkiak, Gjicit dhe stafit të tij ju desh të mereshin me një sërë problematikash të shkaktuara nga keq qeverisja e paraardhësit të tij, madje për këtë ai bëri dhe një Kallëzim Penal në SPAK.

Kukësi tashmë nuk vegjeton më. Prej shumë kohësh punëtorët dhe makineritë çdo ditë punojnë me ritme shumë të shpejta për të përfunduar punimet e Aeroportit të ri.

Aeroporti i Kukësit është aeroporti i dytë në vend, me fluturime Loë Cost, ku shumë nëna, baballarë, vëllezër e motra do shkojnë tek njëri-tjetri pa u lodhur dhe me kosto të ulët.

Ky aeroport, do jetë një ndyshim i madh për Kukësin dhe kuksianët, jeta e tyre do ndryshojë po ashtu dhe ekonomia familjare do rritet. Me hapjen e tij Një Mijë familje do punësohen, po jo vetëm kaq, sepse kjo do gjenerojë punë e fitime edhe për bizneset, të cilat kanë aktivitet, duke filluar me bare, restorante, hoteleri etj.

Aeroporti i Kukesit

Pra ekonomia familjare e familjeve kuksiane do të ndryshojë më këtë investim madhor që Qeveria Shqiptare po realizon.

Falë mbështetjes së së Kryeministrin Rama, por dhe këmbënguljes perosnale të Safet Gjicit Kukësi është kthyer në një kantier punimesh, ku çdo ditë punohet për lehtësimin e jetës së qytetarëve

Aeroporti nuk është i vetmi investim që qyteti i Kukësit po sheh kohët të fundit. Ndërtimi i spitalit të ri ka filluar të marrë formën e duhur për të shkuar drejt përfundimit, po ashtu edhe stadiumi i qytetit të Kukësit “Kampion”, ku po ndërtohet për herë të parë me standarde krejtësisht europiane dhe që tifozëve kuksianë iu ka munguar një stadium i tillë, i cili shumë shpejtë është një realititet i ri, “për të cilën gojët e liga thonin që: Safeti po e ndërton për vete stadiumin, por ndërkohë stadiumi është i Kukësit dhe gjithë kuksianëve.

Stadium po ndërtohet falë mbështetjes së Qeverisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Një tjetër investim madhor po bëhet për banesat sociale, ku 185 familje do të përfitojnë apartamente në tre bashkitë e Qarkut Kukës, përkatësisht në Bashkinë Kukës janë 75 familje, në Bashkinë Has 35 familje dhe shumë shpejt punimet do të fillojnë dhe në Bashkinë Tropojë, ku do të jenë 75 familje. Investim i cili po bëhet për herë të parë pas 30 vjetësh.

Stadiumi i Kukesit

Sa i përket investimeve në infrasatrukturë, në aqrkun e Kukësit janë kryer një sërë investimesh të rëndësishme. Rikualifikimi i sheshit qendror në Tropojë, ku para 5 vjetesh gropat ishin në mes të qytetit, ndërsa sot po të shkosh atje, përball ke një shëtitore, të cilën tropojanët por dhe vizitorët e tjerë as që nuk e kishin menduar që do shihnin një qytet të vogël malor por shumë të bukur.

Edhe në Has pot ë shkosh shihet qartë dora e inevstimeve që në hyrje të qytetit, edhe kjo pjesë e projektit të Rilindjes Urbane.

Edhe qyteti i Kukësi për vite me radhë nuk kishte një qendër më të cilën mund të identifikohej. Sot falë Rilindjes Urbane, investim i Qeverisë Rama, sheshi krysorë, pedonalja e kuksianëve është një realitet I prekshëm për të gjithë. Nga një qendër me gropa dhe kaos, sot përballë të ofrohet një pamjë e tjetërsuar, duke filluar me sistemin e rrugëve, me gjelbërimin në çdo cep.

Gjithashtu së fundmi ka nisur puna e një investimi madhor për rikualifikimi urban të tre lagjeve 4, 5, 6, të cilat do jenë me standarde europiane.

Kuksianët prej vitesh kanë problem me furnizmin me ujë. Për këtë projekt janë përfunduar të gjitha fazat e projektit dhe pritet çelja e fondit nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, ku pritet të zgjidhet një herë e mire problem me ujin e pijshëm në qytet.

Pra dita ditës qyteti i Kukësit falë gjithë këtyre investimeve të filluara dy vitet e fundit nën drejtimin e përfaqësuesit të PS, Safet gjici është duke u transformuar dhe puna vazhdon pa u ndalur, pavarisht kushteve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments