Nga Thethi te Riviera, revista franceze përzgjedh 9 vendet më të bukura të Shqipërisë

15 Sep 2026 09:01
Shpërndaje:

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turistët e huaj, falë ndërthurjes së maleve, plazheve dhe qyteteve historike, shkruan botimi francez i revistës së udhëtimeve “Quartz”.

Sipas artikullit, vendi po fiton terren përballë destinacioneve të njohura të rajonit, si Kroacia dhe Mali i Zi. Zhvillimi i shpejtë i turizmit dhe çmimet përgjithësisht më të ulëta se në Kroaci apo Itali përmenden ndër avantazhet kryesore të Shqipërisë.

Revista ka përzgjedhur nëntë destinacione që turistët duhet t’i vizitojnë të paktën një herë: Thethin, Sarandën, Porto Palermon, Korçën, Shkodrën, Gjirokastrën, Dhërmiun, Linin dhe Përmetin.

Reklamë Ola

Në listë përfshihen destinacione për turizëm malor dhe aventura, qytete me trashëgimi historike, si dhe disa prej zonave më të njohura të Rivierës Shqiptare.

“Quartz” veçon Thethin për peizazhet alpine, Sarandën dhe Dhërmiun për plazhet dhe jetën e natës, ndërsa Gjirokastrën, Korçën dhe Shkodrën për historinë dhe arkitekturën. Përmeti vlerësohet për turizmin e aventurës përgjatë Vjosës, ndërsa Lini për qetësinë dhe peizazhin buzë liqenit të Ohrit.

Reklamë InterMedika