Kryeministri hollandez ende me qëndrim jo-pozitiv
Prej vitesh Hollanda cilësohet një vend europskeptik dhe shumë pak i prirur për të pranuar anëtarësime të reja të mundshme në BE. Në një intervistë për Pobjeda, një gazetë nga Podgorica,ka qenë vetë ryeministri hollandez, Mark Rutte që ka sqaruar qëndrimin e vendit të tij në lidhje me zgjerimin.
Rutte deklaron që vendi i tij nuk është kundër zgjerimit per se, por është e nevojshme që të ndiqen rregullat dhe se çdo gjë duhet të jetë strike dhe e drejtë, citohet të ketë thënë ai.
Për sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rutte shprehet se Shqipëria nuk është akoma gati për të hapur bisedimet për anëtarësim në këtë moment ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër këtij objektivi sipas tij.
Pyetjes për afatin 2025 që është përcaktuar si një datë e mundshme për integrimin e e vendeve të Ballkanit Perëndimor si Mali i Zi dhe Sebia që kanë përparuar me kapitujt dhe ndodhen në një fazë të avancuar të procesit të integrimit, Rute përgjigjet:
“…nuk ia kam idenë. Dhe ky nuk është një qëllim. Ne nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE-së, por duhet të sigurohemi që të ndjekim rregullat dhe se gjithçka duhet të jetë e rreptë dhe e drejtë. Ky është gjithmonë pozicioni ynë”