Koronavirusi/ Barcelona do të shesë të drejtat e emërtimit të stadiumit për mbledhjen e fondeve
Klubi spanjoll i futbollit Barcelona ka vendosur t’i shesë një sponsori të drejtat e emërtimit të stadiumit “Camp Nou” për të mbledhur fonde për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19).
Në një njoftim, klubi spanjoll tha se bordi i drejtorëve “ka aprovuar heqjen e të drejtave të emërtimit në ‘Camp Nou’ pranë Fondacionit Barça për sezonin 2020-2021, me qëllim për të mbledhur para për të investuar në projekte hulumtuese që po kryhen në Katalonjë dhe në pjesën tjetër të botës që përfshirë në luftën kundër efekteve të COVID-19”.
Fondacioni tani do të kërkojë sponsor i cili do të jetë në gjendje të riemërtojë stadiumin “Camp Nou” për një sezon, vendim i cili do të ndryshojë emrin e stadiumit për herë të parë në historinë mbi gjashtë dekadashe.
Camp Nou, i cili ka një kapacitet prej rreth 99 mijë ulëse, është stadium i klubit Barcelona që nga viti 1957.
Hedhja në treg e emrave të stadiumit përmes marrëveshjeve të sponsorizimit, viteve të fundit ka qenë një trend në rritje në të gjithë botën pasi u mundëson klubeve gjenerimin e të ardhurave shtesë.
Evropa, së bashku me SHBA-të, është zona më e prekur nga pandemia e koronavirusit.
Në kontinentin evropian, Spanja ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara, përkatësisht mbi 204.100 raste të konfirmuara me COVID-19, ndërsa për sa i përket numrit të vdekjeve Italia kryeson në kontinent me 21.200 vdekje.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.5 milionë, me rreth 172 mijë viktima dhe rreth 788 të shëruar.
Eunews.al