×
Friday, April 12, 2024

Kompania Johnson & Johnson aplikon për leje për vaksinën anti COVID-19

February 16, 2021


Kompania farmaceutike amerikane Johnson & Johnson ka aplikuar për licensim në BE për vaksinën e Coronas. Agjencia Evropiane e Medikamenteve(EMA) do ta verifikojë produktin.


Do të bëhet një ekspertizë mbi të dhënat mbi efektivitetin, sigurinë dhe cilësinë e vaksinës, tha EMA. Autoriteti dëshiron të bëjë një rekomandim deri në mes të marsit.

Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen u shpreh e kënaqur. Sipas saj, Komisioni do të japë lejen e përdorimit sapo të ketë një vlerësim pozitiv shkencor të EMA-s.

Vaksina e Johnson dhe Johnson ka një avantazh ndaj tri vaksinave të lejuara tashmë në BE: Në ndryshim nga produktet e Biontech/Pfizer-it, Moderna-s dhe Astra Zeneca-s, një dozë është e mjaftueshme për imunizim – preparati nuk duhet të injektohet dy herë.

Sipas prodhuesit, vaksina ka një efektshmëri prej 66 përqind. Efektiviteti kundër sëmundjeve të rënda u dha me 85 përqind. Vlerat janë pak më të ulëta se ato të vaksinave të BioNTech/Pfizer dhe Moderna-s, por përsëri konsiderohen të mira.

Magazinimi dhe transporti janë gjithashtu më të lehtë. Komisioni i BE ka porositur 200 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments