×
Tuesday, August 9, 2022

Kina i dhuron Greqisë mbi 1 milion maska dhe pajisje shëndetësore për të luftuar koronavirusin

March 21, 2020

Greqia ka marrë më shumë se një milion maska, veshje dhe pajisje të tjera mjekësore nga Kina për të luftuar coronavirusin.
Kompania ajrore Air China shkarkoi arkat e furnizimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës dhe ia dorëzoi ministrit të Shëndetësisë së Greqisë Vassilis Kikilias përmes ambasadorit të Kinës në Athinë, Zhang Qiyue.
Numri i të prekurve me coronavirus në Greqi është 495, ndërsa 10 persona kanë humbur jetën.
Greqia ka vepruar me shpejtësi në marrjen e masave dhe kufizimin e lëvizjes e kontakteve në vend, duke mbyllur pjesën më të madhe të hapësirave publike në javët e fundit duke përfshirë shkolla, hotele dhe dyqane. Vetëm farmacitë, supermarketet dhe pikat e karburanteve kanë qëndruar të hapura, ndërsa kufijtë janë mbyllur për shtetasit e huaj.
Gjatë viteve të fundit, Greqia dhe Kina kanë forcuar marrëdhëniet e tyre ekonomike. Mijëra kinezë kanë blerë prona në Greqi përmes sistemit të “vizave të arta” pas lehtësirave për lëvizje midis dy vendeve me hapjen së linjës direkte midis Athinës dhe Pekinit.

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments