×
Sunday, September 19, 2021

Hidhet në Stamboll shorti i UEFA Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës

August 26, 2021

Nesër në Stamboll do të hidhet shorti për fazën e grupeve për sezonin 2021-2022 në UEFA Ligën e Evropës dhe UEFA Ligën e Konferencës.

Grupet në organizimin e dytë më të rëndësishëm në nivelin e klubeve në Evropë, UEFA Liga e Evropës dhe UEFA Liga e Konferencës e cila organizohet për herë të parë këtë vit, do të caktohen me anë të shortit që do të hidhet në Qendrën e Kongresit Haliç në Stamboll.

Klubet turke Galatasaray dhe Fenerbahçe do të jenë pjesë e shortit në rast se eliminojnë rivalët e tyre, respektivisht Randers nga Danimarka dhe Helsinki nga Finlanda.

Nga ana tjetër Trabzonspor dhe Demir Grup Sivasspor do të duhet të eliminojnë Romën dhe Kopenhagën, për të qenë pjesë e grupeve në Ligën e Konferencës.

– Formatet e turneve

Këtë sezon në Evropa Ligë numri i klubeve është rrëzuar nga 48 në 32.

Ekipet në ligë do të marrin pjesë në 8 grupe me nga 4 ekipe. Vazot do të caktohen sipas renditjes së ekipeve në UEFA ndërsa ekipet e të njëjtit vend nuk do të vendosen në një grup. Ekipet që do të zënë vendin e parë do të shkojnë direkt në raundin 1/16.

Sipas formatit të ri ekipet që do të renditen në vendin e dytë në Evropa Ligë do të përballen me ekipet e vendit të tretë në Ligën e Kampionëve për t’u kualifikuar në raundin 1/16.

Gjithashtu edhe në Ligën e Konferencës ekipet do të ndahen nga katër në 8 grupe. Klubet e të njëjtit vend nuk do të vendosen në të njëjtin grup. Ekipet që do të zënë vendin e parë do të shkojnë direkt në raundin 1/16. Ekipet që do të renditen në vendin e dytë në Ligën e Konferencës do të përballen me ekipet e vendit të tretë në Evropa Ligë për t’u kualifikuar në raundin 1/16.

– Finalja e Ligës së Konferencës do të luhet në Tiranë

Ndeshjet e grupit në të dy turnetë do të fillojnë më 16 shtator dhe do të përfundojnë më 9 dhjetor.

Finalja e Evropa Ligës, të cilën herën e fundit e fitoi klubi spanjoll Villareal do të luhet në Sevilla të Spanjës në stadiumin “Ramon Sanchez-Pizjuan” më 18 maj 2022.

Ndërkohë, finalja e Ligës së Konferencës do të luhet në Arenën Kombëtare në Tiranë më 25 maj 2022.

Eunews.al

Comments are closed.