Gonxhja inauguron bibliotekën në Cërrik: Investim për dijen dhe rininë
May 15, 2026
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, së bashku me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, inauguruan bibliotekën e re në Cërrik, në kuadër të nismës “Biblioteka në qytetin tim”.
Gonxhja theksoi se ky investim synon të forcojë kulturën dhe dijen, duke krijuar më shumë mundësi për zhvillimin e të rinjve. Sipas tij, falë mbështetjes së Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe bashkëpunimit me Bashkinë Cërrik, biblioteka do t’u shërbejë mbi 3 mijë të rinjve dhe gjithë komunitetit.
Përveç hapësirave të leximit, qendra ofron edhe klub leximi, fond të digitalizuar, akses në shtypin e përditshëm dhe aktivitete social-kulturore, duke u kthyer në një pikë të rëndësishme për edukim dhe përfshirje në qytet.








