“Fluturon” kartoni i Brojës, rritje e “çmendur” në treg, të shtunën pritet titullar

15 Oct 2021 • 10:38
Shpërndaje:

Fanella e Kombëtares është dashuri, është motiv krenari për shumë lojtarë, në të njëjtën kohë është dhe një mundësi e shkëlqyer për të qenë në vëmendjen e futbollit të madh.

Armando Broja është aktivizuar pak në këtë fillim sezoni në Premier League me Southampton, nuk ka qenë preferencë e parë as e trajnerit Edy Reja, por sulmuesi 20-vjeçar ka ditur të shfrytëzojë në maksimum çdo minutë që ka pasur në dispozicion.

Me fanellën kuqezi, Broja ka shkëlqyer duke u kthyer në pak kohë në idhullin e tifozëve shqiptarë por imapkti i tij është shumë i madh edhe në radhët e tifozëve të Chelsea, klub që ka në pronësi kartonin e ti, të cilët besojnë shumë tek talenti shqiptar.

Reklamë Ola

Me 3 gola dhe një asisit, në katër ndeshjet e fundit, diçka më shumë se 100 minuta në total, Broja ka lënë gjurmë duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Broja

Paraqitjet e tij kanë pasur një efekt shumë të madh edhe në vlerën e tij të kartonit, sipas CEIS, faqes së specializuar për vlerën e lojtarëve në tregun e transferimeve, faqe e cila bën një projeksion ndryshe, duke i referuar detajeve teknologjike etj, kartoni i Brojës tashmë vlerësohet me 20-30 milion euro.

Reklamë InterMedika
Armando

Pas minutave me Kombëtares, Broja pritet të startojë për herë të parë si titullar edhe në Premier League ku Southampton pret Leeds United. Adams, sulmuesi kryesor i Southampton është dëmtuar dhe pritet që Broja ta nis sfidën nga minuta e parë. Të paktën ky është projeksioni më logjik, gjithashtu një dëshirë edhe e tifozëve, por në të njëjtën situatë ishte edhe përpara sfidës me Poloninë, por në fund Reja vendosi ta hedh në fushë si zëvendësues.

Eunews.al