Dy medalje për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Dudaev shpallet kampion

25 Aug 2026 10:00
Shpërndaje:

Mundja i ka dhuruar Shqipërisë dy medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, me Islam Dudaev që u ngjit në majën e podiumit dhe Zelimkhan Abakarov që siguroi medaljen e argjendtë.

Dudaev fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 74 kg në stilin e lirë, pas një paraqitjeje dominuese gjatë garës.

Në finalen përballë Fati Vejselit të Maqedonisë së Veriut, mundësi kuqezi kryesonte me rezultatin 4-0, përpara se kundërshtari të detyrohej të tërhiqej për shkak të një dëmtimi. Në këtë mënyrë, Dudaev u shpall kampion i Lojërave Mesdhetare.

Reklamë Ola

Ndërkohë, Zelimkhan Abakarov siguroi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 65 kg të stilit të lirë.

33-vjeçari u përball në finale me turkun Ahmed Duman, i cili triumfoi me rezultatin 4-2.

Reklamë InterMedika

Abakarov tentoi të rikthehej në rezultat gjatë pjesës së dytë të sfidës, por nuk arriti të përmbyste avantazhin e krijuar nga mundësi turk që në periodën e parë.

Me këto rezultate, mundja shqiptare e mbylli ditën me një medalje ari dhe një argjendi në “Taranto 2026”.