×
Saturday, June 3, 2023

Dita e Europës, Ruçi: Ballkanasit do të kthehen në shtëpinë e tyre

May 9, 2020



Me rastin e Ditës së Europës, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka deklaruar se qasja e BE ndaj Ballkanit Perëndimor është më tepër se politikë zgjerimi.

Në mesazhin e tij këtë të shtunë, kryetari i Kuvendit e ka cilësuar këtë politikë si premisë për rikthimin e ballkanasve në shtëpinë e tyre.

Ruçi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që janë përkushtuar dhe kanë kontribuar në këtë projekt dhe gjithashtu nuk ka harruar të përmendë emigrantët shqiptarë të cilët sipas tij kanë lartësuar emrin e Shqipërisë në Europë.

Mesazhi i plotë

“Është një koinçidencë e bukur që Dita e Europës pason Ditën e fitores mbi fashizmin, mbarimin e Luftës së Dytë Botërore në kontinentin tonë dhe çlirimin e Europës. Prandaj Dita e Europës është Dita e Lirisë. Liria dhe të drejtat qytetare janë thelbi i Bashkimit Europian. I cili nga ana e tij është një ndër projektet më frymëzuese të njerëzimit. Europa është sinteza e vlerave perëndimore. Qytetërimi perëndimor është një ndër kulmet e zhvillimit bashkëkohor të njerëzimit. Ky qytetërim është i hapur dhe paqësor me qytetërimet e tjera dhe kjo hapje është tipari më emancipues i Europës. 9 Maji 2020 është e para Ditë e Europës, pasi Shqipëria ka merituar konsensusin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Qasja e Europës ndaj Ballkanit Perëndimor nuk është thjesht një politikë zgjerimi, por rikthimi i ballkanasve në shtëpinë dhe familjen e tyre. Me përfundimin e këtij projekti, e gjithë familja europiane do të kthehet në shtëpinë europiane. Mirënjohje të gjithë atyre që i janë përkushtuar dhe kontribojnë për këtë projekt. Një përshëndetje të veçantë kam sot për emigrantët shqiptarë, këta europianë shqiptarë, që i kanë lartësuar emrin atdheut të tyre në vendet e Bashkimit Europian. Jam krenar që çelja e negociatave u arrit duke u shërbyer shqiptarëve si Kryetar i Kuvendit të tyre dhe si rezultat edhe i përpjekjeve e kontributit të Kuvendit të Shqipërisë.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në përshëndetjen e tij me rastin e 9 Majit, Ditës së Europës.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments