Trump për Iranin: Marrëveshje apo veprim ushtarak

26 Oct 2026 • 10:33
Shpërndaje:

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Uashingtoni duhet të zgjedhë mes arritjes së një marrëveshjeje me Iranin dhe përdorimit të forcës ushtarake për t’i dhënë fund përballjes.

Në një intervistë për Fox News, Trump e paraqiti këtë si dilemën kryesore të administratës së tij në raport me Teheranin.

“Duhet të arrij një marrëveshje apo duhet t’i jap fund atyre? Kjo është e vetmja pyetje”, u shpreh presidenti amerikan.

Reklamë Ola

Ai u ndal edhe te situata në Ngushticën e Hormuzit, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara kanë kontroll të plotë mbi zhvillimet në këtë korridor strategjik detar.

“Ne marrim gjithçka, ata nuk marrin asgjë”, deklaroi Trump, duke theksuar atë që e konsideron epërsi amerikane ndaj Iranit.

Reklamë InterMedika

Deklaratat vijnë në një periudhë tensionesh mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa mundësia e një marrëveshjeje diplomatike shoqërohet me kërcënime për përshkallëzim ushtarak.

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë e rëndësishme për transportin ndërkombëtar të naftës. Një përshkallëzim i mëtejshëm mund të ndikojë në sigurinë rajonale dhe furnizimin global me energji.