COVID-19/ Kancelari austriak, Kurz nuk përjashton përdorimin e vaksinave ruse dhe kineze

08 Feb 2021 12:24
Shpërndaje:

Kancelari i Austrisë njoftoi se mund edhe të vaksinohej edhe me një lloj tjetër vaksine nga ato të autorizuara deri më tani nga Bashkimi Evropian.

Njoftimi i Sebastian Kurz vjen në një periudhë të kufizimit të përkohshëm të vaksinave Pfizer dhe Moderna, së bashku me atë të AstraZeneca, kohët e fundit.

Kancelari austriak deklaroi se është i gatshëm të imunizohet kundër Covid me vaksinën ruse Sputnik V ose një serum kinez nëse ato miratohen nga Bashkimi Evropian.

Reklamë Ola

Në një intervistë të dielën, Sebastian Kurz tha se vendi i tij është i gatshëm të prodhojë këto produkte.

Sipas kreut të qeverisë në Vjenë, për momentin janë të rëndësishme “efikasiteti, siguria dhe aksesi” i vaksinave, në krahasim me “luftimet gjeopolitike”.

Reklamë InterMedika

Sputnik V mori autorizimin në gusht të vitit 2020 nga autoritetet shëndetësore ruse.

Revista mjekësore “The Lancet” kohët e fundit publikoi një artikull në të cilin siguria e lartë e produktit dhe efikasiteti i tij prej 91.6% është konfirmuar nga studimet.

Përdorimi i Sputnik V është aprovuar në Rusi, Bjellorusi, Argjentinë, Bolivi, Serbi, Algjeri, Palestinë, Venezuelë, Paraguai, Turkmenistan, Hungari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iran, Republika e Guinesë, Tunizi, Armeni, Meksikë, Nikaragua, Republika Srpska, Liban dhe Birmani.

Deri më tani, vetëm tre vaksina janë aprovuar nga Bashkimi Evropian: Pfizer/ BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca. Pritet gjithashtu miratimi për vaksinën e zhvilluar nga kompania amerikane Johnson & Johnson, sipas një njoftimi të bërë muajin e kaluar nga një zyrtar i BE, duke treguar prillin si muajin që mund të realizohet miratimi./ Realitatea.net

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x