×
Tuesday, July 21, 2026

Ceferin bojkoton finalen e Botërorit, raporti: Protestë ndaj FIFA-s dhe polemikave të turneut

July 20, 2026


Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka bojkotuar finalen e Kupës së Botës të zhvilluar të dielën në stadiumin “MetLife” në New Jersey, në një veprim që, sipas mediave britanike, sinjalizon përkeqësimin e marrëdhënieve me drejtuesit e FIFA-s.

Sipas të përditshmes britanike The Telegraph, Ceferin refuzoi të ishte i pranishëm në stadium si shenjë proteste ndaj polemikave që kanë shoqëruar turneun e organizuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Raporti thekson se shkaku kryesor i këtij vendimi ishte rasti i futbollistit Balogun. Sipas gazetës, pezullimi i lojtarit pas kartonit të kuq të marrë në fushë u anulua pas presionit të ushtruar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

The Telegraph shkruan se vendimi i Ceferinit për të munguar në finalen e Botërorit nuk ka precedent dhe konsiderohet si shenja më e qartë deri më tani e përkeqësimit të marrëdhënieve mes presidentit të UEFA-s dhe kreut të FIFA-s, Gianni Infantino.

Mungesa e Ceferinit në ndeshjen më të rëndësishme të futbollit botëror ka nxitur reagime në mediat ndërkombëtare, të cilat e interpretojnë atë si një mesazh të fortë ndaj mënyrës se si janë menaxhuar disa prej çështjeve më të debatueshme të këtij edicioni të Kupës së Botës.




Comments are closed.