Buxheti i ardhshëm i BE-së duhet të marrë formën e një “Plani Marshall”
Buxheti i ardhshëm i BE do të bazohet tek ‘Plani Marshall’ për të nxjerrë Europën nga kriza e koronavirusit, njoftoi presidentja e KE, Ursula von der Leyen.
“Ne e dimë që në këtë krizë kemi nevojë për përgjigje të shpejta. Ne nuk mund të kërkojmë një, dy ose tre vjet për të shpikur mjete lajmesh”, tha ajo në një konferencë për shtyp, duke shtuar se buxheti afatgjatë, ishte mjeti më i fortë.
Siç raporton Reuters, Ursula tha se buxheti i ardhshëm i BE-së duhet të marrë formën e një “Plani Marshall” të ri për të nxitur rimëkëmbjen e Evropës nga shpërthimi i koronavirusit.
Shtetet me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi janë Italia dhe Spanja, vende anëtare të BE-së.
Programi i ndihmës për rindërtim (ERP), njohur gjerësisht si një koncept ekonomiko-politiko-historik me emrin plani “Marshall”, ishte programi më i rëndësishëm amerikan për ringjalljen ekonomike të kontinentit evropian pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Eunews.al