×
Saturday, February 15, 2025

Bursat europiane sërish në rënie për shkak të ngadalësimit ekonomik

August 19, 2020


Bursat europiane shënuan sërish rënie sot, të pasigurta se ku mund të gjejnë nxitjen, ndërkohë që pasojat ekonomike të COVID-19 vazhdojnë të godasin shumicën e vendeve në botë.

Bursa e Parisit humbi me -0,68%, ajo e Frankfurtit me -0,30%, Londra -0,83%, Milano -0,52% dhe Madridi -0,66%.

“Humori nuk është në gjendje të mirë në Europë”, tha David Madden, analist për “CMC Markets UK”.

Gjatë gjashtë muajve të krizës së koronavirusit të ri, çdo ditë ka sjellë pjesën e vet të lajmeve të këqija në frontin e pandemisë dhe pasojave të saj shëndetësore dhe ekonomike.

Më e fundit është ringjallja e virusit në Kontinentin e Vjetër, që ka arritur nivele shqetësuese në Francë, Spanjë dhe Itali, një vend i shkatërruar tashmë nga vala e parë e COVID-19.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments