Rama shkarkon Besfort Lamallarin

11 Sep 2026 10:33
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot nga detyra ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu. Deri tani nuk janë bërë të ditura arsyet e largimit të Lamallarit nga kabineti qeveritar.

Në krye të Ministrisë së Brendshme pritet të emërohet Ervin Demo, i cili aktualisht mban detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor.

Reklamë Ola

Lamallari mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë në shtator të vitit 2025, ndërsa gjatë karrierës së tij në administratën publike ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti që nga tetori i vitit 2017.

Ai ka një përvojë të gjatë në fushat e sigurisë, drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Reklamë InterMedika

Që nga viti 2020, Lamallari ka përfaqësuar Shqipërinë si negociator përgjegjës për Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjatë angazhimit të tij në administratën shtetërore, Lamallari ka qenë i përfshirë edhe në menaxhimin e emergjencave.

Në nëntor të vitit 2019, ai shërbeu si përfaqësues i qeverisë dhe i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile në koordinimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit të rëndë në Durrës.

Në prill të vitit 2020, Lamallari u angazhua gjithashtu në menaxhimin e situatës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19 në rajonin e Shkodrës.