Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke nderuar viktimat dhe personat që u përballën me tragjedinë.
Përmes një mesazhi në Facebook, ambasada theksoi se kjo ditë mbetet një moment për të kujtuar jetët e humbura dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë amerikane.
“Nderojmë jetët e humbura, heronjtë që u shfaqën në Nju Jork, Pensilvani dhe Virxhinia, si dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan”, thuhet në reagim.
Sulmet terroriste të 11 shtatorit shkaktuan vdekjen e 2 977 personave dhe ndryshuan thellësisht politikat amerikane dhe ndërkombëtare të sigurisë.
Në 25-vjetorin e tragjedisë, ceremoni përkujtimore zhvillohen në Nju Jork, Pentagon dhe Pensilvani, në nderim të viktimave dhe personave që sakrifikuan jetën për të shpëtuar të tjerët.


