Klodiana Spahiu betohet si ministre e Shëndetësisë

11 Sep 2026 10:52
Shpërndaje:

Klodiana Spahiu ka bërë betimin para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë.

Emërimi i saj u miratua më herët nga Kuvendi me 79 vota pro.

Spahiu zëvendëson në këtë post Evis Salën, e cila dha dorëheqjen për t’iu përkushtuar projekteve në fushën akademike.

Reklamë Ola

Pas ceremonisë së betimit, ministrja e re mori pjesë në mbledhjen e qeverisë, duke shënuar paraqitjen e saj të parë zyrtare në këtë funksion.

Emërimi i Spahiut i parapriu ndryshimeve të tjera në kabinetin qeveritar, të njoftuara sot nga kryeministri Edi Rama.

Reklamë InterMedika

Besfort Lamallari u lirua nga detyra e ministrit të Brendshëm dhe do t’i bashkohet ekipit të Ramës si këshilltar në Kryeministri.

Drejtimin e Ministrisë së Brendshme do ta marrë Ervin Demo, i cili deri tani mbante postin e ministrit të Pushtetit Vendor.