Burnham kërkon dorëheqjen e Infantinos: Nuk mund të shitet Kupa e Botës

31 Jul 2026 19:58
Shpërndaje:

Kryeministri britanik Andy Burnham i bëri thirrje presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, të japë dorëheqjen për shkak të planit për të shitur një pjesë të të drejtave tregtare të Kupës së Botës.

Burnham u bë lideri i parë i një vendi të madh që kërkon largimin e Infantinos, pas reagimeve të forta kundër projektit të FIFA-s për krijimin e një entiteti tregtar dhe shitjen e një pjese të tij te investitorë privatë.

“Sipas meje, kjo ishte një ide e papranueshme. Vetë fakti që një propozim i tillë u hodh në tryezë tregon se presidenti i FIFA-s është njeriu i gabuar për të drejtuar organizatën”, tha Burnham.

Reklamë Ola

Pasi u informua se FIFA po vijon me planin pavarësisht kundërshtimeve, ai reagoi: “Vërtet? E kanë bërë këtë?”.

Më herët, Burnham kishte deklaruar se futbolli u përket tifozëve dhe jo investitorëve.

Reklamë InterMedika

“Kupa e Botës nuk është një produkt. Është gara më e madhe në futbollin botëror dhe nuk ka qenë kurrë e askujt për t’u shitur. Sapo shet një pjesë të saj, ke shitur vetë futbollin”, u shpreh ai.

Presioni ndaj Infantinos është shtuar edhe më tej pasi UEFA votoi njëzëri për të bojkotuar Kupën e Botës nëse plani zbatohet. Po ashtu, këshilltari i lartë i FIFA-s, Carlos Cordeiro, dha dorëheqjen duke e cilësuar propozimin si “një marrëveshje të keqe për futbollin”.