×
Wednesday, December 11, 2024

Balla: Dezinformimi është beteja më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare

December 12, 2019


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë sot në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Europian, i cili drejtohej nga zv.kryetarja Senida Mesi dhe kishte në fokus shqyrtimin e projektligjit “Për mediat audiovizive dhe komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

Në fjalën e tij Balla tha se projektligji në fjalë nuk bie në kundërshtim dhe se beteja më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare është beteja me dezinformimin.

“Ne të gjithë biem dakort që regjistrimi i portaleve dhe i çdo lloj forme të mediave është i domosdoshëm dhe ka të bëjë me transparencën, qoftë të pronësisë qoftë edhe të garantimitt të të drejtave dhe të punonjësve që punojnë në të gjitha këto portale. Biem të gjithë dakort që djem dhe vajza të reja punojnë pa qenë të siguruar dhe të paguar mirë. Këto janë hapa që duhen ndërmarrë nga ana jonë në funksion të formalizimit edhe të këtij sektori me rëndësi përsa i përket informimit publik”, tha Balla.

Sipas Ballës, Komisoni Europian ka rekomanduar që të fokusohemi tek çështjet që janë ngritur me OSBE-në.

“Komisoni përgjegjës që është ai i medias në Kuvendin e Shqipërisë ka bërë një punë të shkëlqyer prej muajsh për të adresuar një nga një të gjitha rekomandimet dhe në një vlerësim paraprak më shumë se 95% e këtyre rekomandimeve janë marrë në konsideratë. Edhe rekomandimet e OSBE-së që lidhen me sigurinë juridike, fushëveprimin e kopetencave të autoriteteve të mediave audiovizive, përfshirë edhe rregullimin e mediave në internet, të cilat supozpohet që mund të kenë një efekt negativ në lirinë e shprehjes. Ne presim që komisioni i mediave të mbyllë raportin përfundimtar. Me mbyllljen e këtyre raporteve ne mund të japim vlerësimet tona finale. Beteja më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare është beteja me dezinformimin. Historia në këtë vend që portale të caktuara apo media të caktuara guxojnë të përhapin panik aty ku nuk ka nevojë për panik dhe të trembin shqiptarët edhe pse jemi në një situatë post traumatike të shkaktuara nga tërmeti duhet të marë fund. Këtu nuk ka nevojë për politikë, por ka nevojë për të gjenë bashkë për një gjë që nevojë që ka vendi”, deklaroi Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments