Atletet debutuese të legjendës së NBA-së, Michael Jordan në ankand
Atletet e sezonit debutues të legjendës së NBA-së, Michael Jordan kanë dalë në shitje në ankand, konfirmoi të martën shtëpia e ankandit me bazë në Londër, Sotheby’s.
“Nike ‘Air Jordan’ është një nga modelet më ikonike në historinë e veshjeve të rrugës dhe basketbollit dhe është pjesa kryesore e origjinës së markës Air Jordan për Nike. Të dizajnuara nga Peter Moore, Michael Jordan veshi Air Jordan 1s në 1984 dhe 1985 si dhe versionin e modifikuar në 1986 (pasi Michael theu këmbën)”, thuhet në deklaratën e Sotheby’s.
“Këto atlete specifike janë ngjyra ikonë e ‘Chicago-s’ dhe ndoshta më të njohurat për Michael si dhe markën Nike”, shtohet më tej.
Basketbollisti legjendar mbante atletet Air Jordan 1s gjatë sezonit debutues 1984-85 ndërsa atletet pritet të shiten midis 110 mijë dhe 165 mijë dollarë.
Ofertat për atlete u hap me 80 mijë franga zvicerane (88 mijë dollarë) pasi ankandi do të përfundojë më 12 maj. Atletet janë me madhësi 13 dhe 13.5 sipas numrit të SHBA-së.
Jordan, gjatë karrierës së tij me Chicago Bulls fitoi gjashtë tituj të NBA-së në vitet 1991, 1992, 1993, 1996, 1997 dhe 1998.
Ai gjithashtu ishte zgjedhur gjashtë herë MVP (Lojtari më i Vlefshëm) në finalet e NBA-së dhe 14 herë NBA All-Star.
Bulls larguan nga përdorimi numrin e tij të famshëm, fanellën me numrin 23 në vitin 1994.
Përveç kësaj, në ankand do të dalin edhe atletet e veçanta të Stephen Curry, nga sezoni 2015-16 i fitores së tij si Lojtari më i Vlefshëm (MVP).
Curry është një lojtar aktiv i NBA-së ndërsa atletet Under Armour të superyllit të Golden State Warriors janë në shitje për 15 mijë franga zvicerane (16.500 dollarë).
Basketbollisti 33-vjeçari amerikan është kampion i trefishtë në NBA me Warriors në 2015, 2017 dhe 2018.
Curry është gjithashtu është përzgjedhur shtatë herë NBA All-Star (2014–2019, 2021).
Ankandi në Sotheby’s përfshin atletet e disa yjeve të NBA-së që kanë veshur Kareem Abdul-Jabbar, Shaquille O’Neal dhe Patrick Ewing.
Eunews.al