×
Friday, April 19, 2024

Anulohen takimet për viza pune në ambasadën gjermane

December 17, 2020


Ambasada gjermane thotë se për viza punë, nga janari i vitit 2021, duhet të ketë riregjistrim. Kjo për shkak se ka hyrë një rregullore e re në fuqi. Gjithashtu theksohet se riregjistrimet mund të bëhet pas shfuqizimit të kufizimeve të udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga koronavirusi.

“Me hyrjen në fuqi të Rregullores së re për nisje të punësimit për aplikues nga Ballkani Perëndimor janë të nevojshme riregjistrimet. Regjistrimet e reja do të mund të bëhen pas shfuqizimit të kufizimeve të udhëtimeve hyrëse të kushtëzuara nga pandemia Covid-19. Lista me kërkesat do të publikohet çdo muaj, në mënyrë që koha e pritjes të mbetet sa më e shkurtër”, bën të ditur Ambasada gjermane. Po ashtu njoftohet se rregullat e aplikimit për viza pune të parashikuara në rregulloren e re, në pjesën më të madhe përputhen me rregullat e vlefshme deri tani.

Por krahasuar me rregulloren pararendëse ka një element të ri si vijon: “Brenda një viti kalendarik Agjencia Federale e Punës mund të lëshojë maksimalisht 25.000 miratime gjithsej për të gjashta vendet”. Ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara për vitin 2019. Kjo post-rregullore është e vlefshme deri në fund të vitit 2023. Aplikimet mund të bëhen vetëm pranë përfaqësisë gjermane përgjegjëse në njërin nga gjashtë shtetet e përmendura, dhe jo direkt në Gjermani. Kjo do të thotë që të drejtën për të aplikuar e kanë vetëm ata shtetas me rezidencë të përhershme në njërin nga këto shtete.

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments