Një anije me flamur maltez, që transporton 40 mijë tonë naftë ruse, është nisur nga porti i Primorskut drejt Nju Jorkut. Anija u ngarkua një ditë më parë dhe pritet të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara më 7 nëntor.
Dërgesa është pjesë e zbatimit të marrëveshjes mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin për rifillimin e eksporteve ruse drejt SHBA-së. Furnizimet parashikohet të nisin me 300 mijë tonë dhe më pas të arrijnë në 1 milion tonë.
Ndërkohë, Rusia synon t’i rikthejë eksportet e saj në nivelin 3–3,5 milionë tonë në muaj deri në fund të vitit.
Përmes shtimit të furnizimit, administrata amerikane synon të frenojë çmimet e karburanteve përpara zgjedhjeve të mesmandatit. Në këtë kuadër, Trump ka lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë dhe ka kërcënuar me ndalimin e eksporteve amerikane të naftës drejt Evropës.
Megjithatë, çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë vijuar të rriten, pavarësisht marrëveshjes dhe dërgesave të para.
Të premten, nafta e papërpunuar në bursën e Londrës u tregtua me rreth 114 dollarë për fuçi, niveli i dytë më i lartë brenda një viti.


