Zgjedhja e Vjosa Osmanit Presidente, Rama: Garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek programi qeverisës në Kosovë

05 Apr 2021 10:41
Shpërndaje:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente ditën e djeshme në Kosovë.

Rama nuk ka preferuar të urojë, por thotë se kjo zgjedhje përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë për të realizuar programin qeverisës.

Po ashtu Rama nuk e ka përmendur emrin e Vjosa Osmanit në asnjë fjalë.

Reklamë Ola

STATUSI NGA EDI RAMA

Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x