Rama vizitë në Itali, inaugurohet Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Napoli

14 Sep 2026 21:48
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli.

Konsullata do të drejtohet nga konsulli i nderit Giuseppe Lettieri dhe do të ketë juridiksion në rajonin e Kampanjës.

Ajo synon të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar, si dhe të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Reklamë Ola

Gjatë vizitës, Rama do të ndalet në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin “L’Orientale”. Më pas, në Universitetin “Parthenope”, ai do të marrë pjesë në pritjen me temë “Napoli, një urë miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Italisë dhe Shqipërisë”.

Vizita do të përmbyllet me një takim me rektorët e universiteteve të Napolit.

Reklamë InterMedika

Në këtë takim, Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro do të diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit me universitetet shqiptare, në kuadër të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.