×
Wednesday, October 16, 2024

Yuri Kim e ashpër me grupin e PD: Grup i tmerrshëm i armatosur që nuk i shkon një vendi anëtar të NATO-s

April 22, 2021


Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë treguar PD kartonin e kuq, për ngritjen dhe lëshimin në terren të një strukture të armatosur me ish drejtues policie e ish ushtarakë, me detyrë mbrojtjen e votës.

“Të gjithë ne jemi të shqetësuar nga lajmet e 24 orëve të fundit, ju e keni parë deklaratën time për këtë. Është e rëndësishme që shkelësit e ligjit të kapen, personat përgjegjës të ndëshkohen pa përjashtim dhe pa asnjë trajtim të posaçëm, sepse askush nuk është mbi ligjin. Siç edhe e kanë thënë, shumë persona zgjedhjet e 25 Prillit, kanë lidhje me të ardhmen dhe nuk kanë lidhje me të shkuarën. Gjërat e tmerrshme të së shkuarës, duhet ti përkasin të shkuarës. Gjëra të tilla të paautorizuara, grupe të armatosura në mbrojtje të votës së qytetarëve, kjo është diçka që i përket të shkuarës. Lejani të shkuarës kjo nuk ka vend në të ardhmen, kjo nuk ka vend në një shtet anëtar të NATOS dhe aspirant për në BE”.

Ambasadorja amerikane tregoi se Shtetet e Bashkuara do kenë një rol te rendësishëm ne monitorimin e zgjedhjeve te 25 prillit.

“Është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë paqësore ku votuesit të kenë të drejtë të shprehen me atë të votës së tyre. Ka një proces transparent tashmë i krijuar dhe autoritetet janë të qarta në mbrojtje të votës.
Miqtë tuaj nga komuniteti ndërkombëtar janë këtu për ta siguruar këtë proces. Sic e dini ODIHR është këtu, ekspertët janë këtu dhe unë do të një prej 25 pjestarëve vëzhgues nga Ambasada amerikane në të gjithë Shqipërinë. Ne do të jemi me ju tek sa votoni do të jemi po ashtu edhe gjatë numërimit të votave dhe certifikimit”.

Megjithëse nuk ia përmendi emrin presidentit Ilir Meta, ambasadorja Yuri Kim ia bëri të qartë. Big Brother po të vëzhgon.

“Është përgjegjësi e udhëheqësve duke nisur nga ata të nivelit më të lartë drejtuese të vendit, për tu treguar të përgjegjshëm dhe të sigurojnë qetësi, jo të iniciojnë dhunë e frikë. Ne po monitorojmë nga afër të gjithë veprimet e udhëheqësve dhe më lejoni të falënderoj kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD Basha, për qëndrimet e tyre duke u kërkuar qytetarëve qetësi dhe të kundërshtojnë dhunën e që të votojnë më 25 Prill. Më lejoni të përsëris atë që e kam thënë kur kam ardhur në Shqipëri. Për ata që do ti drejtohen kutive të votimit”.

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments