×
Friday, October 11, 2024

Xhamajka njeh pavarësinë e Kosovës

February 20, 2020


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se shteti i Xhamajkës e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Thaçi në një postim në rrjetet sociale tha se, njohja i është bërë të ditur nga ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku.

“Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si sovran dhe të pavarur”, shkroi presidenti Thaçi, duke shtuar se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë.

Xhamajka (Jamaica) është shtet ishullor në detin e Karaibeve. Ajo është ishulli i tretë më i madh i Antileve të Mëdha. Numri i popullsisë arrin në rreth 2,6 milionë banorë. Kryeqytet i Xhamajkës është Kingston me rreth 650 mijë banorë, i cili është edhe porti më i madh detar.

Kosova gjatë vitit 2019 nuk mori asnjë njohje. Para Xhamajkës, njohja e fundit e pavarësisë së Kosovës erdhi nga Barbados, më 15 shkurt të vitit 2018.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments