×
Sunday, September 25, 2022

Vrasja e Soleimanit, Trump: Nëse Irani na sulmon, ne do të godasim 52 pozicione iraniane

January 5, 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se Uashingtoni ka identifikuar 52 “pozicione iraniane” që do të sulmojë “shumë shpejt dhe shumë fuqishëm” nëse Teherani kryen ndonjë sulm në caqet amerikane, si shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani.

“Irani po flet me shumë guxim për sulmet ndaj disa aseteve të SHBA-së në shenjë hakmarrjeje për shkak se ne vramë liderin e tyre të terrorizmit, i cili sapo kishte vrarë një amerikan dhe plagosi disa të tjerë, për të mos përmendur edhe njerëzit e tjerë që ai kishte vrarë gjatë jetës së tij, përfshirë edhe kohëve të fundit qindra protestues iranianë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Trump shtoi se Qasem Soleimani, që u vra nga një sulm me dron i kryer nga SHBA-ja, teksa po udhëtonte në Irak më 3 janar, kishte sulmuar ambasadën amerikane në Bagdad dhe po “përgatiste sulme të tjera në lokacione të ndryshme”.

“Irani, viteve të fundit ka sjell vetëm probleme. Le të shërbejë si PARALAJMËRIM se sulmet e Iranit ndaj çdo amerikani apo aseteve amerikane, ne kemi 52 lokacione iraniane (që përfaqësojnë 52 amerikanë të marrë peng nga Irani shumë vite më parë), disa në nivel shumë të lartë dhe të rëndësishëm për Iranin dhe kulturën iraniane”, tha Trump.

Trump shkroi se “këto caqe edhe vetë Irani, do të kryhen sulme shumë të shpejta dhe të fuqishme. SHBA-ja nuk do më kërcënime”.

Referenca e Trumpit për pengjet amerikane, i referohet marrjes nën kontroll të ambasadës amerikane në Teheran më 1979 nga revolucionarët iranianë, ku 52 amerikanë u mbajtën peng për 444 ditë.

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments