Mediat italiane: Planifikohet dislokimi i 500 ushtarëve në Milano

19 Oct 2026 • 22:10
Shpërndaje:

Qeveria italiane po shqyrton dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, raportojnë Corriere della Sera dhe Il Messaggero, duke iu referuar burimeve qeveritare.

Sipas raportimeve, plani është në diskutim pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të drejtuar sot nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Dislokimi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Një deklaratë pritet të martën, pas një tjetër takimi.

Reklamë Ola

Mbetet e paqartë se cilat do të jenë detyrat konkrete të ushtarëve dhe kohëzgjatja e angazhimit të tyre.