Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i njohur si një prej tifozëve më besnikë të Kombëtares shqiptare, ka qenë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, ku po ndjek ndeshjen e Shqipërisë U21.
Në stadium, Balla është shfaqur së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, duke mbështetur nga afër kuqezinjtë e rinj.
Pas mbështetjes së vazhdueshme për Kombëtaren A, Balla tregon se pasioni për fanellën kuqezi e shoqëron edhe në ndeshjet e ekipit Shpresa.


