gazetarët nga një bazë ajrore në Irlandë, Kushner theksoi se një marrëveshje mes Moskës dhe Kievit nuk mund të arrihet pa përfshirjen e vendeve europiane.
“Nuk mund ta arrijmë këtë marrëveshje midis Moskës dhe Kievit pa qenë europianët në tryezën e negociatave”, deklaroi ai.
“Unë besoj se jemi në gjendje ta arrijmë këtë me presidentin Putin”, shtoi Kushner.
Deklaratat e tij tregojnë përpjekjet e Uashingtonit për të zgjeruar formatin e bisedimeve, pas kontakteve të fundit diplomatike me Rusinë dhe Ukrainën.
Megjithatë, qëndrimi i Peskovit tregon se Moska ende nuk ka dhënë një miratim përfundimtar për pjesëmarrjen europiane, duke e kushtëzuar atë me vlerësimin e gatishmërisë së vendeve të Europës për të kontribuar në procesin e paqes.
Për momentin, mbetet e paqartë se cilët përfaqësues europianë do të marrin pjesë në negociatat e ardhshme dhe nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për formatin e zgjeruar të bisedimeve.


