Video/ Ambasada e SHBA: SPAK do të shënjestrojë korrupsionin në nivele të larta
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se si do të shpenzohen 2 milionë dollarë për ngritjen e strukturave të SPAK. Ambasada e SHBA tregon gjithashtu vendosmërinë për të luftuar fenomenin e korrupsionit në nivele të larta, ndërsa shton faktin se SHBA është e përkushtuar në respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.
Postimi i plotë i ambasadës amerikane:
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur”.
Eunews.al