×
Thursday, July 7, 2022

Varhely: Bullgaria të heqë veton, nuk ka më kohë për të humbur për Tiranën dhe Shkupin 

April 27, 2022

Sinjalet që vijnë nga Sofia për heqjen e vetos ndaj Shkupit, mbeten kontradiktore. Kryeministri bullgar Kiril Petkov pas takimit me komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelji garantoi angazhimin për një frymë të mirë bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ndërsa Brukseli thekson se nuk ka më kohë për të humbur dhe se konferencat e para ndër qeveritare me Tiranën dhe Shkupin, nuk duhet të ishin më një temë bisede.

“Falënderoj kryeministrin Kiril Petkov për diskutimin e hapur për hapat e ardhshëm, që do të na çojnë në hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, ka shkruar në tëitter komisioneri Varhelji përpara se të mbërrijë në Shkup, këtë të mërkurë.

Sakaq ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska, përsëriti se nuk do të ketë ndryshim qëndrimi pa u përmbushur kërkesa për përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, si një kusht i deklaratës së Kuvendit kombëtar bullgar.

Duke iu përgjigjur këtij reagimi, ministri i punëve të jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani deklaroi se zhgënjimi ndaj procesit të zgjerimit është në rritje dhe lufta në Ukrainë ka treguar nevojën për progres.

Comments are closed.