Spahiu: Çdo orë e investuar në dëgjimin e qytetarëve, hap drejt përmirësimit të shërbimit shëndetësor

13 Sep 2026 22:52
Shpërndaje:

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, deklaroi se 12 orë diskutime nuk mjaftojnë për të zgjidhur të gjitha problematikat që qytetarët presin nga sistemi shëndetësor, duke theksuar nevojën për punë të vazhdueshme në terren.

Në një takim koordinues me drejtuesit e strukturave të shërbimit shëndetësor parësor dhe atij spitalor, Spahiu kërkoi prani të pandërprerë në terren, dëgjim të shqetësimeve të qytetarëve dhe angazhim të përditshëm për zgjidhjen e tyre.

“Çdo orë e kaluar duke dëgjuar, kuptuar dhe kërkuar zgjidhje është një orë e investuar në përmirësimin e kujdesit” për qytetarët, u shpreh ministrja.

Reklamë Ola

Ajo theksoi se kujdesi shëndetësor nuk lidhet vetëm me shërbimin që ofrohet, por edhe me mënyrën se si pacientët priten, dëgjohen dhe trajtohen kur kërkojnë ndihmë.

Spahiu kërkoi nga drejtuesit e strukturave shëndetësore vëmendje të vazhdueshme ndaj problematikave dhe nevojave të qytetarëve, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor.

Reklamë InterMedika

“Kujdesi shëndetësor nuk është vetëm një shërbim që ofrohet, por edhe mënyra se si e presim, e dëgjojmë dhe e trajtojmë çdo njeri që kërkon ndihmë”, deklaroi ajo.