×
Tuesday, January 21, 2025

UEFA shtyn ndeshjet e Ligës së Kampionëve

March 13, 2020


Për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), UEFA ka shtyrë të gjitha ndeshjet që do të luheshin javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Europa.

Në një njoftim zyrtar nga UEFA thuhet se duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën po përhapet virusi në Evropë, ndeshjet e kthimit të së tetës së finales që do të zhvilloheshin më 17-18 mars në Ligën e Kampionëve dhe ato të Ligës Europa më 19 mars, janë shtyrë.

Po ashtu, UEFA ka shtyrë edhe ndeshjet e Ligës Rinore, si dhe tërheqjen e shortit që do të mbahej më 20 mars për raundet e ardhshme të Ligës së Kampionëve dhe Ligës Europa.

Sipas UEFA-së, data e përballjeve do të bëhet e ditur në një njoftim të ardhshëm.

Më herët, UEFA i ftoi të gjitha federatat anëtare në një video-konferencë më 17 mars për të vendosur mbi të ardhmen e Kampionatit Evropian të Futbollit 2020 (EURO 2020).

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments