Trump premton 1 milion dollarë për denoncimin e mashtrimeve zgjedhore

27 Oct 2026 • 10:13
Shpërndaje:

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për informacionet mbi mashtrime zgjedhore, nëse ato çojnë në arrestimin dhe dënimin e personave përgjegjës.

Në një postim të hënën në platformën Truth Social, Trump deklaroi se oferta përfshin si zgjedhjet e kaluara, ashtu edhe zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit 2026.

“Kushdo që raporton mashtrim me votuesit në zgjedhjet e kaluara, ose në zgjedhjet e ardhshme të mesit të mandatit të vitit 2026, do të paguhet 1,000,000 dollarë pas arrestimit dhe dënimit të atyre që krijuan mashtrimin!”, shkroi ai.

Reklamë Ola

Sipas kushtit të shpallur nga presidenti, shpërblimi nuk lidhet vetëm me paraqitjen e një denoncimi, por me përfundimin e çështjes me arrestim dhe dënim.

Njoftimi vjen pak ditë përpara zgjedhjeve që do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit amerikan për dy vitet e mbetura të mandatit të Trumpit.

Reklamë InterMedika