×
Monday, August 15, 2022

Tirana nis rrugëtimin si Kryeqyteti Europian i Rinisë

January 2, 2022

Banda frymore e kryeqytetit bëri një parakalim në rrugët e Tiranës mëngjesin e kësaj të diele. Marshimi me tingujt e muzikës u bë në kuadër të nisjes së vitit, në të cilin Tirana mban stafetën e Kryeqytetit Europian të Rinisë.

“Marshet e qytetit tim” është emëruar ky aktivitet, i cili zgjoi Tiranën e heshtur të kësaj të diele. Ky është aktiviteti i parë i këtij viti, i cili do të pasohet edhe nga mbi një mijë të tjerë të spektrit kulturor, sportiv dhe argëtues.

Titulli “Tirana European Youth Capital 2022” i është akorduar të rinjve të Shqipërisë, në vitin 2019 në Aimens, Francë, si një përpjekje e finalizuar me sukses nga organizatat e shoqërisë civile, nën drejtimin e Kongresi Rinor Kombëtar dhe me mbështetjen e Bashkia Tiranë.

Eunews.al



Comments are closed.