Tensionet për Groenlandën, Frederiksen kërkon zgjidhje paqësore me SHBA-në

14 Sep 2026 19:54
Shpërndaje:

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen shprehu optimizëm se Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara mund të gjejnë një zgjidhje paqësore për mosmarrëveshjet në Arktik, përfshirë çështjen e Groenlandës.

Deklarata e saj vjen pas tensioneve të shkaktuara nga kërkesat e presidentit amerikan Donald Trump që Groenlanda, territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, të kalojë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.

Trump ka argumentuar se Danimarka nuk është në gjendje ta mbrojë territorin strategjik, duke shkaktuar një krizë në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Europës, si dhe shqetësime brenda NATO-s.

Reklamë Ola

“Jam mjaft optimiste se mund të gjejmë një rrugë. Mendoj se tashmë po shohim disa shenja dhe sinjale shumë të qarta. Shpresa ime është që të gjejmë një rrugë paqësore përpara”, deklaroi Frederiksen.

Kryeministrja daneze foli pas një takimi të liderëve dhe zyrtarëve të Bashkimit Europian në veri të Finlandës, ku zhvillimet në Arktik dhe siguria e rajonit ishin ndër temat kryesore.

Reklamë InterMedika