Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë nis me himnin kombëtar dhe të BE-së: Krenar për Shqipërinë

12 May 2024 • 11:35
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama mbërrin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, ku janë mbledhur mijëra shqiptarë.

Takimi nisi me himnin kombëtar dhe himnin e BE-së.

““Krenar për shqiptarët e Greqisë, Krenar për Shqipërinë”, shprehet Rama, ndërsa ka ndarë në rrjetet sociale edhe momente nga mbërritja e tij në stadiumin “Galatsi” në Athinë.

Reklamë Ola

“Ndalesa e parë e rrugëtimit në komunitetet shqiptare të Europës për Shqipërinë 2030”, thekson Rama i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda Rama, ministra të kabinetit qeveritar dhe gazetarë.

Mijëra shqiptarë kanë mbushur stadiumin “Galatsi” në Athinë për takimin me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.

Reklamë InterMedika