×
Monday, December 6, 2021

Soreca: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, Konferenca Ndërqeveritare duhet të mblidhet brenda vitit

October 20, 2021

Ambasadori BE-së, Luigi Soreca, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se vendi ynë i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian dhe “tani është momenti për të mbledhur Konferencën e Parë Ndërkombëtare”.

Një ditë më parë, u publikua Progres Raporti i KE-së për Shqipërinë, ku u rekomandua hapja e  negociatave për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar kushtet.

Bashkimi Evropian duhet të lexojë Progres Raportin, vendet anëtare duhet të shohin se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është koha për të ulur në tryezë të përbashkët me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka vijuar me përparimet për reformat. Raporti tregon se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e caktuara nga Këshilli. Konferenca e parë duhet të mblidhet brenda vitit”.

Sipas ambasadorit, ka rezultate dita ditës, jemi besimplotë që qeveria dhe kuvendi janë të gatshëm për të bërë punën e mëtejshme. “Në fushën e sundimit të ligjit, raporti tregon se ka përmirësim në vetting, luftën kundër korrupsionit, duke krijuar trupat e reja të specializuara për zbatimin e ligjit. Fusha kyçe ku duhet të vazhdojë puna e ndërprerë është procesi i vetting-ut”.

Soreca thekson se shtyrjet për anëtarësim do të kenë ndikim negativ për besueshmërinë për Unionin.

Eunews.al

Comments are closed.