×
Tuesday, December 10, 2024

Sondazhi i delegacionit të BE-së: 89% e shqiptarëve mbështesin reformën në drejtësi

February 11, 2020


Disa ditë më parë Komisioni Evropian (KE) shpalosi metodologjinë e re që do të zbatohet për fillimin e negociatave të anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor. Sipas kësaj metodologjie, negociatat e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndërtohen mbi gjashtë fusha kryesore të cilat përmbajnë më shumë se 35 kapituj.

Marrëdhënia midis BE-së dhe vendeve kandidate do të jetë një proces më dinamik ku parashikohet edhe ndalimi i negociatave nëse një vend anëtar i BE-së e sheh të arsyeshme.

Publikimi i sondazhit të djeshëm nga kryediplomati i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, mbi perceptimet e qytetarëve shqiptarë mbi BE-në rikonfirmoi mbështetjen e lartë ndaj proceseve integruese europiane.

Të 1130 të intervistuarit u pyetën edhe nëse ata e mbështesnin reformën në sistemin e drejtësisë dhe rreth 89% e tyre deklaruan mbështetjen e tyre ndaj reformës. Këto rezultate sigurisht janë një konfirmim i rëndësishëm për BE-në pasi kriteret e vendosura në kuadër të proceseve integruese janë në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë.

Kujtojmë që reforma në drejtësi është vendosur si prioritet edhe nga Ambasada Amerikane në Shqipëri ku vetëm pak ditë më parë ambasadorja Yuri Kim e rikonfirmoi gjatë komunikimit të saj publik.

Në lidhje me rezultatet e sondazhit, ambasadori i BE-së në Tiranë u shpreh se “për shqiptarët nuk duket të ketë Plan B veç anëtarësimit në BE. Kjo tregon po ashtu se ndjesia e shqiptarëve ndaj BE-së nuk ka ndryshuar pavarësisht asaj që ndodhi tetorin e shkuar”  

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments