×
Saturday, March 6, 2021

Sistemi i financave i BE-së i qëndrueshëm

February 16, 2021

Sistemi financiar europian deri më tani i ka rezistuar efekteve të pandemisë së COVID-19, por ky nuk është një argument për një fund të parakohshëm të masave të ndihmës, tha sot Bordi Europian për Rrezikun Sistemik (ESRB).

“Reagimi i shpejtë i shteteve ndaj krizës, derdhja e parave në ekonomi , e ka ndihmuar sistemin financiar të vazhdojë funksionimin”, shkroi ESRB në një raport të ri të botuar në Frankfurt.

“Veprimi i shpejtë i ndërmarrë nga qeveritë ka qenë thelbësor për të zbutur ndikimin e krizës në familje dhe firma”, vuri në dukje bordi.

Sipas ESRB, programe të tilla, si grantet e drejtpërdrejta ose garancitë shtetërore, të ndihmuara nga politika e lirë monetare, ndihmuan në stabilizimin e huadhënies dhe parandaluan një krizë likuiditeti.

Megjithatë, ekzistonte ende një rrezik që sektori financiar të vuajë, sa më shumë që vazhdon pandemia.

Përfundimi i mbështetjes ekonomike shumë shpejt mund të përkeqësojë krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi i ri, ndërsa pritja shumë e gjatë mund të rrisë gjithashtu presionin mbi financat e shtetit dhe të pengojë reformën strukturore, vuri në dukje ESRB.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për