Shqipëria vend me portofol të diversifikuar të investimeve të huaja direkte

27 Sep 2020 13:41
Shpërndaje:

Falë klimës së biznesit dhe lehtësisë për të aksesuar tregje më të mëdha Shqipëria po kthehet në një vend me portofol të diversifikuar të investimeve të huaja direkte.

Kështu u shpreh sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e cila solli shembullin e kompanisë turke Seramiksan që prej vitit 2016 ka nisur tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve të ndërtimit, qeramikë, hidrosanitare dhe hidrotermoizoluese.

“Në kohë pandemie kjo kompani u asistua nga AIDA përmes shërbimit After Care për të përshtatur aktivitetin edhe online”, – tha Denaj.

Reklamë Ola

Kompania turke Seramiksan ka 14 punonjës, ajo përshtati aktivitetin në E- Commerce në kohën e pandemisë. Kompania kërkon të zgjerojë aktivitetin në prodhimin e argjilës së bardhë dhe kaolinit.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x