Shqipëria po merr pjesë në edicionin e pestë të Panairit Ndërkombëtar “Wine Vision” në Beograd, ku kompanitë shqiptare po prezantojnë verërat dhe produktet vendase përkrah mbi 500 ekspozuesve nga rajoni dhe vende të tjera të botës.
Sipas tij, Shqipëria merr pjesë për të pestin vit radhazi në këtë aktivitet ndërkombëtar, i cili shërben si një mundësi për promovimin e prodhimeve shqiptare dhe zgjerimin e bashkëpunimit tregtar.
“Një mundësi për të promovuar cilësinë e verës shqiptare, traditat gastronomike dhe potencialin turistik të vendit, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin dhe kontaktet tregtare në tregjet ndërkombëtare”, shkruan Salla.
Ministri ka vlerësuar gjithashtu punën e prodhuesve vendas, duke theksuar se kantinat shqiptare po kontribuojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së verës shqiptare jashtë vendit.
“Mirënjohje kantinave shqiptare për punën dhe përkushtimin që po e bëjnë verën tonë gjithnjë e më konkurruese përtej kufijve”, shprehet ai.
Pjesëmarrja në panairin “Wine Vision” u krijon prodhuesve shqiptarë mundësi për të prezantuar produktet e tyre, për të vendosur kontakte me partnerë të huaj dhe për të promovuar traditën e prodhimit të verës në Shqipëri.
Aktiviteti mbledh përfaqësues të industrisë së verës, gastronomisë dhe sektorit ushqimor, duke shërbyer si një platformë për bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e produkteve rajonale.


