Shqipëria drejt anëtarësimit në Organizatën për Bashkëpunim Digjital

09 Oct 2026 • 00:31
Shpërndaje:

Shqipëria është në një fazë të avancuar të procesit të anëtarësimit në Organizatën për Bashkëpunim Digjital (DCO).

Kryeministria ndau sot momente nga vizita e Sekretares së Përgjithshme të DCO-së Deemah AlYahya, e cila zhvillohet në kuadër të këtij procesi.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë fokusi i vizitës është prezantimi i vizionit dhe arritjeve të Shqipërisë në transformimin digjital, diskutimin e hapave drejt anëtarësimit dhe konfirmimin e mbështetjes politike në nivel të lartë.

Reklamë Ola

Me mision zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar, DCO synon reduktimin e hendekut digjital dhe krijimin e mundësive të barabarta për vendet, bizneset dhe qytetarët.